
Besa ndjek hapin e Dinamos ne kete fillim te fazes se dyte te Kategorise Superiore. Skuadra kavajase fitoi ne fushen e veshtire te Vllaznine me rezultatin 3-2 pas 97 minutash loje.
Takimi filloi ne menyren me perfekte per Besen qe kaloi ne avantazh qe ne minuten e pare me ane te Daniel Xhafes. Ky rezultat mbeti ne fuqi deri ne fundin e pjeses se pare. Ne te e dyten Vllaznia reagoi dhe arriti jo vetem te barzonte rezultatin, por edhe te merrte avantazhin. Vioresin Sinani ne minuten e 55-te barazoi rezultatin e ndeshjes ne 1-1, ndersa ne te 73-ten, Bala kaloi skuadren shkodrane ne avantazh.
Kur u mendua se ndeshja po shkonte ne favor te Vllaznise, Besa befasoi te gjithe te pranishmit ne “Loro Borici” pasi ne minutat shtese shenoi dy here duke e permbysur rezultatin ne 3-2. Cikalleshi dhe Leci shenuan per kavajasit duke i dhene skuadres se tyre 3 pike duke e mbajtur ate ne vendin e dyte. Nje fitore te rendesishme ka arritur edhe Apolonia, qe rikthehet te suksesi pas disa javesh. Fierket munden ne javen e 12 Teuten e Durresit ne fushen e kesaj te fundit me rezultatin 2-0.
Te dy golat per Apolonine u shenuan ne pjesen e dyte, fillimisht me Berkic dhe me pas me Kacin. Pas kesaj fitoreje Apolonia ruan vendin e trete me 20 pike, 2 me pak se Besa e vendit te dyte.
Top Channel