
Eshte Barcelona fituesja e “El Clasico”, sic quhet ndryshe derbi i kampionatit spanjoll. Kane fituar minimalisht 1-0 katalanasit ndaj Realit galaktik ne javen e 12-te te Primera Division.
Ka qene nje ndeshje e ekuilibruar ne minutat e para edhe pse te dy trajneret kishin vendosur ta fillonin me formacionet me te mira, nga njera ane Guardiola luante me Mesi, Iniesta, Ksavi, Henri, ndersa Pelegrini me Kaka, Kristiano Ronaldo dhe Higuain.
Ka perfunduar me rrjeta te paprekura pjesa e pare, per t’i lene radhen nje pjese te dyte me agresive. Vendasit kerkuan me cdo kusht golin e avantazhit dhe e gjejne nga i munguari i formacionit baze. Zllatan Ibrahimovic sapo futet ne loje, topi i pare qe prek ishte nje krosim perfekt i Dani Alevesh te cilin suedezi e transformon ne golin e vetem te kesaj ndeshjeje te madhe.
Buskets ne minuten e 63-te le Barcelonen me 10 lojtare dhe Pelegrini guxon me shume duke futur ne loje edhe Raul, por per asnje moment madrilenet edhe pse ne epersi numerike nuk munden te vinin ne prove portierin Valdes. Ne fundin e takimit Mesi pati mundesine e arte per te shenuar golin e dyte por nuk arrin kete here te kaloje Iker Kasijas. Pas kesaj fitoreje, Barcelona merr kreun e kampionatit spanjoll me 2 pike avantazh ndaj Realit.
Top Channel