Aldo Bare kerkoi nenshtetesine turke

29/11/2009 11:25

Kreu i bandes se Lushnjes, Aldo Bare, ka luftuar me çdo mjet ligjor qe te mos ekstradohej ne Shqiperi.

Por, ne fund, eshte mposhtur vetem nga qeveria turke, e cila miratoi kerkesen per ekstradimin e tij ne Shqiperi.

Burime zyrtare nga Ministria e Drejtesise thane se Bare ka kerkuar, menjehere pas arrestimit, azil politik dhe ne momentin qe drejtesia shqiptare kerkoi ekstradimin, ai e kundershtoi me nje padi ne gjykate.

Dy çeshtjet u gjykuan te ndara, duke kaluar ne te tria shkallet e gjyqesorit.

Fillimisht u gjykua kerkesa per azil politik. Shkalla e Pare nuk e pranoi kerkesen.

Shkalla e Dyte vendosi te njejtin fat, ndersa Gjykata e Larte “vulosi” vendimin.

Paralelisht me kete kerkese, gjykatat turke gjykuan edhe kundershtimin e Aldo Bares per t’u ekstraduar ne Shqiperi.

Njerezit e ligjit ne Turqi kishin ne duar dy kerkesa: ate te atdheut te Bares, ku akuzohej per vrasje e pengmarrje dhe kerkesen e Italise, qe e akuzonte per trafik te narkotikeve.

Dy shkallet e para te gjyqesorit vendosen qe Bare te ekstradohet ne Shqiperi, ndersa deshira e kreut te bandes se Lushnjes ishte qe te ekstradohej ne Itali.

Perpos deshirave, avokatet luftuan edhe me procedurat, duke fituar nje “beteje”.

Gjykata e Larte turke riktheu çeshtjen per t’u gjykuar serish, pasi kishte disa mangesi ligjore.

Por, te njejtat gjykata, ne rigjykim, vendosen qe 44-vjeçari te ekstradohet ne vendlindje, duke pranuar kerkesen e pales shqiptare.

Top Channel