
Levizja Socialiste per Integrim vleresoi dje se kryetari i Partise Socialiste nuk meriton gjuhe tjeter veç asaj qe perdori Kryeministri dy dite me pare kunder tij.
Sekretari i pergjithshem i LSI-se, i cili dje pati nje “incident” me kreun socialist gjate vizites te Kryegjyshata, deklaroi se ai perfaqeson veprimet ekstremiste, por edhe te egra.
“Gjuhen e perdorur ndaj liderit te opozites?!. Nuk di ne ç’menyre tjeter mund te komunikohet me kete lider opozite. Se per fat te keq, ky eshte nje lider predikues i gjesteve te mira. Jo me larg sesa sot, nuk mungoi ta deklaronte kete gje me rastin e festave fetare, por njekohesisht eshte dhe njeri i gjesteve te drunjta dhe te pagdhendura”, tha Vasili.
Ai vuri ne dukje dje se pikerisht ne nje dite feste, kryetari i PS-se ka refuzuar t’i jape doren.
“Une zhvillova nje vizite ne Kryegjyshate dhe ky njeri, edhe ne nje dite te tille, refuzon te te takoje, te te jape dhe doren. Mendoj se duhen kerkuar tek Edi Rama te gjitha veprimet ekstremiste, njekohesisht anakronike, por edhe te egra. Keshtu qe mendoj se zoti Berisha nuk ka bere asgje me shume sesa ka perdorur gjuhen me te cilen duhet komunikuar me Edi Ramen”, tha ai.
Top Channel