
Rikthehet nga demtimi dhe eshte i gatshem per te luajtur si me Arisin e Selanikut ashtu edhe me Kombetaren, por i ka kthyer syte nga trajneret perkates, Hektor Kuper dhe Josip Kuzhe, nga i cili pret nje shans per te zbritur titullar ne fushe.
Behet fjale per Kristi Vangjelin, mbrojtesin e perfaqesueses sone, i cili rrefen momentet e karrieres ne emisionin “Prag Sfide”, ne platformen dixhitale “SuperSport”.
“Jam rikuperuar nga demtimi i fundit qe pesova dhe kam tri jave qe stervitem rregullisht me ekipin tim, shprehet ai ne intervisten per Ilda Bejlerin dhe Alban Xhihanin.Dhe ne ndeshjen fundit, ne derbin e Selanikut ndaj PAOK-ut, trajneri deshironte te me aktivizonte. Por, pas nje rezonance qe bera per te pare ecurine e rikuperimit te gjurit, duket se gazetaret greke jane keqkuptuar. Por nuk kam asgje, jam ne forme te mire”.
Aris nuk ka pasur ecuri te mire ne kete sezon, keni ndryshuar edhe trajner. Nga fillimi i nentorit, ekipi drejtohet nga nje emer i madh ne futbollin boteror si argjentinasi Hektor Kuper…
Arisi eshte nje skuader e mire. Ne fillim morem rezultate te mira: tri fitore dhe nje barazim. Me pas morem erdhen pese barazime dhe nje humbje. Erdhi dita per te bere nje ndryshim, qe si gjithmone nis te trajneri. Te gjithe ne e mirepriten ardhjen e Kuperit, nje trajneri te madh.Te gjithe ne jemi te lumtur qe e kemi ate. Eshte nje njeri fantastik, nje profesionist i vertete. E ka treguar me klubet qe ka drejtuar, Interi, Valencia etj.
A ka filluar te ndihet dora e trajnerit Kuper tashme. A do te mund te arrini te siguroni nje vend per ne Kupat e Europes?
Jam i sigurt, sepse puna e mire e trajnerit ndihet qe ne fillim. Ai punon me nje profesionizem te paimagjinueshem. Ai e di qe ne jemi nje ekip i mire, ndaj po punon me shume nga ana psikologjike, pasi na duhet me shume besim te vetja qe te hyjme ne çdo ndeshje, me synimin per te fituar.
Kuper, para se te vinte tek Aris, ju njeh nga perfaqesuesja shqiptare, pas miqesores se veres se kaluar ndaj Gjeorgjise. Kemi mesuar se ai ka mbetur i habitur, kur ka mesuar se ju jeni i pari shqiptar qe nuk di italisht…
Pas disa ditesh ne drejtimin e skuadres, m‘u afrua dhe me pyeti: ‘A flisni italisht? Jo, iu pergjigjja, sepse kam jetuar qe ne moshe te vogel ne Greqi. U habit se si eshte e mundur, dhe shtoi: ‘Besoj se je i vetmi shqiptar qe nuk flet italisht!‘.
A i ke marre nje pershtypje per viziten e tij ne vendin tone?
“Me tha se i kishte pelqyer shume Tirana, por edhe vajzat shqiptare”.
Top Channel