Ujkani e Novara, pa frike me Milanin

28/11/2009 11:45

Saimir Ujkani eshte njeri prej shtate lojtareve te huaj qe e ka shnderruan Novaren ne “Hirushen” e Kupes se Italise.

Skuadra, e cila militon ne Ligen Pro (kategoria e trete) fitoi 2-0 ne menyre surprize ne fushen e Sienes dhe tashme do te perballet me Milanin ne fazen e 1/8-ave.

Novara nuk luan ne “San Siro” prej shtatorit te vitit 1971: edhe ne ate rast ka qene nje sfide per Kupen. Nje ndeshje shume e rendesishme per “gardianin” kuqezi. Ne fakt, Ujkani ka debutuar ne Serine A me Palermon pikerisht ne kete stadium, me 26 prill 2009, kur u aktivizua si zevendesues i Amelias.

Ai la pershtypje te mira, duke mos lejuar prekjen e rrjetes, ndersa ne fund ka marre edhe komplimenta nga ish-ylli i kuqezinjve, Kaka. Tashme 21-vjeçari ka shansin qe te konfirmoje vlerat e tij ne porte edhe ne nivele te larta.

Ujkani ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te Novares, jo vetem per ecurine ne Kupe, por edhe ne kampionat. Me ndihmen e portierit, skuadra kryeson ne Ligen Pro dhe synon rikthimin ne Serine B.

Top Channel