Topi: 28 Nentori, shembull per bashkepunimin politik

28/11/2009 19:15

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka organizuar nje pritje ne Pallatin e Brigadave me figurat me te larta te vendit si dhe perfaqesuesit e ambasadave, gazetare e artiste, etj, me rastin e 97 vjetorit te pavaresise.

Gjate fjales se tij, presidenti u uroi gjithe shqiptareve 28 Nentorin dhe kerkoi nje angazhim me te madh nga politika per te punuar per nevojat e Shqiperise dhe shqiptareve.

“Jam shume i gezuar dhe i nderuar qe takohemi serish per te kujtuar diten tone te pavaresise, festen tone kombetare. Ne historine e njerezimit por sidomos ne historine e nje kombi ka data qe tregohen dhe per to flitet ne menyra te ndryshme, por per kombin shqiptar 28 Nentori eshte nje dite e vecante dhe na mbledh te gjitheve per te festuar sipas nje menyre te vetme. Dita e flamurit eshte data qe mblodhi te gjithe historine e shqiptareve ne Vlore per te treguar se Shqiperia dhe interesat e saj jane sublime dhe te shenjta. Madhesia e kesaj date qendron tek fakti se te gjithe ata qe u mblodhen ne Vlore kishin nje qellim, shkeputjen nga perandoria otomane”, theksoi Topi.

Me tej, ai shtoi se kjo date e madhe u tregoi pupujve te tjere se ky komb kishte nje zot dhe u beri thirrje shqiptareve se ky komb kishte nevoje per ata. “Sot, 97 vjet me vone jemi mbledhur ketu per te festuar kete dite te shenuar per te respektuar mundin e atyre qe mundesuan pavaresine e vendit tone te dashur. Sot Shqiperia dhe shqiptaret jane me te gezuar dhe te lumtur. Sfidat e Shqiperise jane serish te medha. Ato jane sfidat e se ardhmes, te demokracise, te lirise dhe mireqenies e integrimit”, shtoi kreu i shtetit.

Ne fund te fjales para te pranishmeve, ai beri thirrje per bashkepunim politik, duke thene se qeveria dhe opozita duhet te shpalosin ne kuvend platformat e tyre per te punuar per te miren e shqiptareve. “Sot eshte nje dite feste por mund te jete edhe nje dite per te menduar me ndergjegje te paster, per t’iu rikthyer shembullit te atyre burrave qe luftuan per pavaresine e Shqiperise”, nenvizoi Presidenti i Republikes se Shqiperise. 

Top Channel