
Sportistet qe i sjellin Shqiperise medalje dhe njekohesisht njohje nderkombetare, vazhdojne te mbeten pa perkrahje nga shteti shqiptar.
Pas kampiones se xhudos, Majlinda Kelmendi, kete here eshte peshengritesja Romela Begaj, e cila zuri vendin e 4-t ne boterorin e fundit, qe vuan indiferentizmin e qeverise. 23 vjecarja pohon se vazhdon se mos paguhet nga shteti per rezultatet e saj te mira ne arenen nderkombetare.
“Per mua ka qene shume e veshtire sepse shkova dy dite para gares. E humbja medaljen per 1 kg. Nga vendimi i Keshillit te Ministrave nuk eshte zbatuar asgje, thjesht me kane dhene nje medalje”, shprehet Begaj.
Peshengritesja Begaj ka marre medalje ari ne Lojrat Mesdhetare Pescara 2009, te argjendte ne Europianin 2008 dhe bronzin 1 vit me vone ne europianin e zhvilluar ne Bukuruesht.
Top Channel