Retrospektiva per historine ne ekspozite

28/11/2009 19:45

Nje rrefim i vecante artistik, nje retrospektive per historine e Shqiperise ne periudhat para gjate dhe pas pavaresise, u shfaq ne Tirane ne diten Pavaresise.

E ardhur permes nje simbolike te vecante, ne mjediset e ish muzeut te diktatorit Hoxha, ne nje stil modernist, ku ne sfond projektoheshin foto dhe dokumenta te rralle historike.

Ekspozita e konceptuar me leximet e fjalimeve dhe korespodencave te rilindasve, albanalogeve, figurave politike me te shquar, sillte ne nje drite te re realitetin e koherave te veshtira, para dhe pas krijimit te shtetit ne 1912, lufterave ballkanike, vendosjen e monarkise, luften e Dyte Boterore, periudhen e diktatures komuniste, rrezimin e saj dhe Shqiperine demokratike, per te kulmuar ne zhvillimet e fundit  historike, anetaresimi ne NATO dhe integrimin e pritshem ne BE.

E pranishme ne kete aktivitet, kryetarja e Kuvendit e cilesoi kete aktivitet artistik si rrefimin me te vecante qe eshte bere ndonjehere gjate ketyre viteve per diten e Flamurit, 28 Nentorin. Kryetarja e Kuvendit tha se 28 Nentori nuk eshte vetem dite feste, eshte dite premtimi dhe dite amaneti te kesaj rruge te veshtire ne kete moment kaq te bukur per Shqiperine dhe shqiptaret.

Top Channel