
Replikat publike midis Kryeministrit Sali Berisha dhe liderit te opozites, Edi Rama, zhvendosen edhe ne nivelet e tjera. Kreret e partive politike shfaqin te njejtat doza urrejtjeje teksa flasin per kundershtarin.
Duket se shpresa per arritjen e nje zgjidhjeje te pranueshme nga pozita dhe opozita po shuhet gjithnje e me shume.
Te pyetur ne nje forum nga gazeta “Shqip”, drejtuesit e partive opozitare shohin me shume kriticizem deklaratat e nje dite me pare bere nga Kryeministri Sali Berisha ne sallen e Kuvendit.
Sakaq, ne vleresimin e zevendeskryeministrit Ilir Meta, Partia Socialiste eshte ne krize dhe nuk e di se çfare po ben. Sipas tij, nuk eshte faji i qeverise qe opozita eshte marre peng.
Ish-aleati i socialisteve deri ne zgjedhjet e 28 qershorit shpreh bindjen se nuk eshte ky vullneti i anetareve dhe simpatizanteve te Partise Socialiste per te ndjekur nje politike rruge.
Ne vleresimin e kreut socialdemokrat, Skender Gjinushi, nga deklaratat e fundit te Berishes u tregua qarte se kush eshte fytyra e vertete e kesaj shumice, u tregua qarte se kush eshte dialogu i vertete i kesaj shumice.
“U tregua qarte se Shqiperia nuk ka Kuvend, por ka motel apo shtepi publike, e cila u pushtua nga shumica aktuale, ku Berisha ne Parlament shpalosi fytyren e tij te 20 vjeteve ne menyre te permbledhur dhe bashke me deklaratat e kryetares se motelit, tregon perfundimisht se kush eshte e verteta e te ashtuquajturit dialog politik, apo frymen e bashkepunimit”, thote ai.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli mendon se fondamentale eshte etika familjare. Ajo kembengul se Parlamenti eshte tempulli i te vertetave te pafshehura.
“Ne fakt, zerin per te thene keto fakte te rendesishme, keto fakte te forta, duhet ta kishim ngritur me perpara. Dhe Parlamenti eshte tempulli i te vertetave lakuriq. Nuk mund t’i fshehim. Jane fakte te forta, para te cilave nuk mund te heshtim”, thekson ajo.
Top Channel