
Deputeti socialist i qarkut te Kukesit Asllan Dogjani uroi shqiptaret per Festen e Flamurit dhe tha se te gjithe ndjehen krenar per njeriun e mencuar Ismail Qemali, i cili bashkoi shqiptaret ne Vlore ne nje moment historik.
Duke ardhur me nje fjali ne ditet e sotme ai tha se shqiptaret nuk mund te jene krenar per personin qe mban kunder vullnetit te tyre karrigen e kryeministrit.
“Gjuha e urrejtjes nuk eshte gjuha e shqiptareve. Ato qe dolen nga goja e Berishes ne diten kur flitej per dhunen kunder grave, ishin dhune per nenat dhe motrat shqiptare”, u shpreh Dogjani.
Ne nje tjeter deklarate deputetja e Partise Socialiste, Eglantina Gjermeni iu referua kryetares se kuevendit nje dite me pare, ne lidhje me qendrimin e saj ndaj akuzave te kryeministrit drejtuar liderit te opozites.
Top Channel