
Ministri i Energjetikes perdori nje teknike efikase per t’i percjelle ERE-s mesazhin se “rritja e çmimit te dritave nuk duhet te jete 44 per qind”.
I ftuar per te vizituar panairin “Klik Ekspo Group”, ministri Dritan Prifti i eshte pergjigjur interesimit te mediave rreth aplikimit te OSSH per rritje mesatare te çmimit te energjise elektrike deri me 44 per qind.
Qe ne fillim te reagimit, Prifti ka qartesuar edhe nje here se ne kompetencat e tij nuk eshte nderhyrja ne punet e Entit Rregullator te Energjise.
Megjithate ministrin nuk e ndalonte askush te jepte mendimin, qe gjithsesi vlen si mesash i qarte per ERE-n.
“Rritja 44 per qind me duket nje kerkese e ekzagjeruar e Operatorit te Shperndarjes (OSSH)”, tha dje ministri i Ekonomise dhe Energjetikes.
Debati per tarifat e reja te energjise elektrike ka nisur qe prej dy muajsh, kur palet publikuan masen e propozuar per rritje, e cila kapercente çdo parashikim.
Top Channel