PD vijon akuzat ndaj Ramen

28/11/2009 16:05

Partia Demokratike ka shtuar dozen e akuzave personale per kreun socialist Edi Rama, te cilin deputeti Edi Paloka e quajti nje monster qe duhet te largohet me cdo kusht nga politika.

Zoti Paloka u kerkoi te gjithe socialisteve te distancohen nga kreu i tyre Edi Rama duke nenvizuar se qenia e tij ne politike eshte nje fatkeqesi per Shqiperine.

“Ju jeni te mjere qe dilni ne mbrojtje te tij, vetem per disa leje ndertimin apo shkaqe te tjera. Uroj qe te mos ndanit me Ramen moralin primitiv, po te skuqeshit per aktet e tij”, u shpreh Paloka.

Dy dite me pare te njejtat akuza i artikuloi ne kuvend kryeministri Sali Berisha, i cili shtoi se tashme opozites do t’u shkulen dhembe e dhemballe e me pas edhe nofulla.

Keto deklarata kane shtuar tensionin mes dy paleve PD e PS qe tashme te pakten ne pamje te pare duket se po shkon drejt nje rruge pa krye.

Top Channel