Pavaresia, Imami mbledh veteranet
28/11/2009 15:15
Per t’i uruar njekohesisht edhe per festen e Pavaresise edhe per festen e Clirimit, ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka mbledhur ne Shtepine e Ushtrise veterane te shumte te luftes Nacional Clirimtare.
Pasi tha se 28 Nentori eshte Dita e Flamurit, ministri foli per te njejten date edhe per clirimin e vendit.
“Eshte nje moment per te kujtuar ata djem dhe vajza, burra dhe gra, te cilet dhane jeten per clirimin e atdheut”, u shpreh Imami.
Por mesa duket pikerisht njehsimi i te dyja festave ne nje dite ka rebeluar veteranet , ish-partizane ne brigada te ndryshme gjate luftes.
Ata thane per Top Channel se kane marre pjese ne clirimin e qytetit te fundit, Shkodres dhe kjo ka ndodhur ne 29 nentor 1944
Top Channel