Pavaresia, e majta feston ne Vlore

28/11/2009 15:05

Te majtet nuk kane ndryshuar traditen, duke perkujtuar e nderuar Diten e Pavaresise ne qytetin e flamurit.

Ne Vlore kane zbritur te ndare edhe drejtuesit e Partise Socialiste edhe ata te Levizjes Socialiste per Integrim.

Ndasite mes dy forcave politike jane dalluar qarte gjate momenteve te venjes se kurorave ne varrin e Ismail Qemalit ku te dy kreret Rama e Meta edhe pse shume prane njeri-tjetrit kane ruajtur distancen, pa patur asnje pershendetje mes njeri- tjetrit.

E njejta situate eshte perseritur edhe gjate ngritjes se flamurit, ku mes dy paleve kane qendruar perfaqesuesit e Partise Demokratike.

Kreu socialist ka uruar Vloren dhe gjithe Shqiperine, ne kete dite qe ai e quajti gurin e themelit te shtetit shqiptar.

“Te gjitha familjeve vlonjate i uroj gezuar festen e lavdishme te flamurit dhe pervjetorit te pavaresise. Kjo dite eshte guri i themelit te shtetit shqiptar”, u shpreh Rama.

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim duke vleresuar kontributin e dhene nga patriotet e mbi te gjitha Ismail Qemali ka leshuar serish nje mesazh.

“Sot eshte nje dite kur festojne jo vetem shqiptaret ne Shqiperi, po edhe ata ne Kosove, Maqedoni, Mali te Zi e kudo ku ka shqiptare. Une do te theksoja se eshte koha per t’u bashkuar ne dicka te madhe qe ka te beje me te ardhmen”, u shpreh Meta.

 

Top Channel