
Mbyllja e tunelit dhe ne veçanti fjalet jo optimiste per te, me sakte per galerine jugore ku pati shembje, kane zbehur dukshem entuziazmin e veres se shkuar per rrugen e shkurter dhe moderne qe lidh dy vendet, pjese te te njejtit komb.
Por tashme eshte zbehur edhe fluksi i levizjeve ne dy drejtimet. Mjetet duhet te ecin perseri neper rrugen e vjeter dhe kjo perben nje stres dhe nje mundim gati te pamerituar.
Sepse siç u shpreh nje dite nje udhetar i huaj, “kjo eshte nje menyre per t’u thene udhetareve: Ketej mos kaloni!”. Ai i referohej rruges se vjeter, pasi i ishte trazuar stomaku dhe ishte bere per vdekje.
Para se te hapej tuneli, kjo rruge gjithsesi qarkullohej nga mijera mjete, ashtu me vonesa, me aksidente, me humbje, me grabitje, me deshperim. Por rrihej me shpesh.
Tuneli per krejt kohen qe funksionoi ishte si nje bum i paimagjinueshem, rriti gati dhjetera here me shume numrin e mjeteve qe leviznin ne aksin Kukes-Tirane, apo me mire Prishtine-Tirane, pasi krijoi lehtesi dhe mundesi te jashtezakonshme te qarkullimit te mallrave dhe ideve nga njeri kryeqytet ne tjetrin.
Njerezve, siç kane thene shume persona tekstualisht, u dukej se po shkelnin neper enderr.
Top Channel