Gripi, prag epidemie

28/11/2009 16:10

16 mije persona jane prekur nga viruset e gripit gjate kesaj jave.Specialistet e Institutit te Shendetit Publik thone se jemi ne prag te epidemise, dhe viruset kane  prekur me shume moshat 10 deri ne 20 vjec.

Ne poliklinikat e Tiranes ka nje numer te larte te femijeve qe paraqiten me bronkopneumoni dhe temperature te larte.

“Ka patur nje fluks te madh vizitash sidomos te femijeve te 9-vjecares dhe te rinjve gjimnaziste. Virusi i sivjetshem ka patur agresivitet dhe shoqerohet ne ditet e para me komplikacione”, thote mjekja patholloge Bruna Shiroka.

60 % e te semureve jane prekur nga gripi i derrit dhe pjesa tjeter nga gripi stinor.

Mjeket e poliklinikave kane trajtuar fare pak raste me tamiflu, pasi rastet e renda jane cuar per trajtim ne urgjencen e spitalit qendror.

Nxenesit e shkollave 9-vjecare dhe te mesme kane qene grupi me i prekur nga viruset, vetem ne poliklinike numer tre ne kryeqytet numri i te vizituarve ne dite eshte mbi 100 vete.

 

Top Channel