Gjermania, mbeshtetje Shqiperise per vizat

28/11/2009 14:30

Gjermania rikonfirmoi mbeshtetjen e saj ndaj liberalizimit te vizave per Shqiperine, sapo kushtet e percaktuara nga BE-ja te jene permbushur.

Kjo u be e ditur pas nje vizite qe ambasadori gjerman, Bernd Bochardt zhvilloi nje dite me pare ne Muriqan, piken e kontrollit kufitar me Malin e Zi.

Qellimi i vizites, siç thuhet ne deklarate, ishte per te pare nga afer pajisjet e instaluara ne Muriqan, per nje lufte me efikase luften kunder emigracionit te paligjshem dhe permiresimin e menaxhimit te integruar te kufinjve.

Nje mision vleresues i BE-se do te vije ne Shqiperi, ne marsin e vitit te ardhshem, 2010, per te verifikuar nese keto pajisje permbushin standardet e domosdoshme per liberalizim vizash, behet e ditur ne deklarate.

Duke konkretizuar mbeshtetjen e Gjermanise ne permbushjen e kushteve te paracaktuara  nga BE-ja per liberalizimin e vizave, ne deklarate permendet venia ne dispozicion nga Gjermania e 1 milion eurove, vetem gjate ketij viti, per te luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, trafiqet ilegale dhe permiresimin e menaxhimit te kufinjve.

Top Channel