
Verder Bremen eshte frenuar 2-2 nga Volfsburg duke i dhene shansin Bayer Leverkusenit te marre kryesimin ne javen e 14-te te Bundesliges.
Skuadra e drejtuar nga Tomas Shaf, ka rrezikuar te humbase perpara tifozeve te vet, por ne fund arriti te rrembeje nje pike fale golit te Mertesaker ne minutat e fundit te ndeshjes. Edvin Xheko, sulmuesi boshnjak i Volfsburgut kaloi skuadren e tij ne avantazh ne minuten e 42-te, goli i pare per te ne kampionat pas gati 2 muajsh.
Verderi u kunderpergjigj ne pjesen e dyte me Almeida ne minuten e 62-te. Por ne 85-en eshte serish boshnjaku Xheko qe kaloi Volfsburgun ne avantazh, pas nje topi te ardhur nga goditja e kendit. U mendua se ndeshja do te perfundonte me fitoren e miqve, por ne minutat shtese Mertsaker shenoi golin e barazimit dhe i jep perkohesisht Verderit kreun e klasifikimit.
Ka zhgenjyer edhe Shalke qe eshte mundur 1-0 mga Borusia Myncengladbah, duke qendruar ne vendin e 3-te me vetem 2 pike larg kryesuesve.
Top Channel