Britani, shqiptaret kremtojne festat kombetare

28/11/2009 14:55

Sikurse edhe vitet e shkuara emigrantet shqiptare ne Britanine e Madhe kane kremtuar festat kombetare.

Siparin aktiviteteve me karakter kulturor e ka hapur shoqata ‘Ardhmeria’, e cila ka organizuar nje koncert festiv per anetaret e saj.

Ambasadori i Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar, Zef Mazi krahas pritjes zyrtare per trupin diplomatik te akredituar ne Londer ka organizuar nje pritje te vecante per komunitetin shqiptar ne ambientet e reja te ambasades.

Mes te pranishmeve ishin aktori i mirnjohur i spektaklit Portokalli Gazmend Paja, qe po kryen nje master ne Londer dhe boksieri Kreshnik Qato.

Aktivitete te ndryshme jane zhvilluar edhe nga gazeta e komunitetit ne Londer ‘The Albanian’, grupet studentore nga universiteti westminster dhe London School of Economics.

28 dhe 29 Nentori jane perkujtuar edhe nga emigrantet shqiptare qe jetojne ne Irlande, Skoci,Uells, Birmingham dhe Leeds.

Te gjithe seebashku ata kane uruar njeri-tjetrin per sa me shume respekt dhe forcimin e komunitetit shqiptar ne Britanine e Madhe  duke mos iu shmanguar bisedave rreth zhvillimeve te fundit politike ne Shqiperi.

Festimet do te mbyllen me nje mbremje te madhe festive me muzike teresisht shqiptare ku te ftuar jane Alban Skenderaj dhe Miriam Cani.

Top Channel