E frikshme, 50 persona me maska futen në tren në Gjermani dhe dhunojnë tifozët boshnjakë…
Erjon Bogdani eshte rikuperuar plotesisht pas operacionit ne nofull dhe pritet te zbrese ne fushe prej minutes se pare ne sfiden kur Kievo do te prese ne shtepi Palermon.
Sulmuesi i Kombetares shqiptare dha shenja pozitive qe prej sfides se mesjaves ne Kupen e Italise, ku u aktivizua si titullar ne fitoren e lehte qe veronezet arriten me Frozinonen.
Kur kane kaluar tri jave nga nderhyrja kirurgjikale, 32-vjeçari duket se eshte rikthyer ne formen me te mire, edhe sepse ai po vazhdon normalisht stervitjet me skuadren.
Trajneri Di Karlo eshte bindur se tashme Bogdani i ka hedhur pas shpine problemet fizike dhe do t‘i besoje nje fanelle titullari perkrah kapitenit Pelisier. Ne kete menyre, kuqeziu ka fituar balotazhin me Granoken per sfiden e se dieles ne stadiumin “Bentegodi” dhe ka shansin qe te jete serish protagonist per Kievon.
Deri ne kete pjese te kampionatit, “Er-Bomber” ka luajtur ne 11 ndeshje te Serise A italiane, duke realizuar edhe dy gola.
Top Channel