
Kreret me te larte te shtetit nderuan sot te renet per lirine e Atdheut, duke vendosur kurora me lule ne memorialin Nene Shqiperi ne Varrezat e Deshmoreve.
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ishin te pranishem ne ceremonine e organizuar ne nderim te Deshmoreve te Atdheut.
“I uroj shqiptareve per kete te dite te madhe, ne te cilen rikthejme ne memorje vepren e lavdishme te atdhetareve qe luftuan per mbijetesen e popullit shqiptar”, u shpreh ne fund te ceremonise Topi.
Kurse kryeministri Berisha duke e vleresuar 28 Nentorin, si ditelindjen e kombit, theksoi se asgje nuk mund ta erresoje kete faqe te ndritur te historise.
“Sot ne kremtojme ditelindjen e kombit, kremtojme heroizimin luften perpjekjen e shqiptareve ne Luften e Dyte Boterore. Jemi me krenare per historine tone, flamurin me te cilin luftuan qindra e mijera luftetare shqiptare, flamurin per te cilin rane mijera djem e vajza”, u shpreh Berisha.
Megjithate kryeministri theksoi se Dita e Pavaresise dhe Clirimit kremtohet ne prag te 8 dhjetorit, dite te cilen Berisha e daton me shembjen e murit te Berlinit ne Shqiperi.
“8 dhjetori eshte dita tjeter e madhe e lirise, e cila beri te mundur qe te rifitojme lirine, dinjitetin dita qe shembi murin e Berlinit ne Tirane, dita qe hapi dyert e nje marshimi fitimtare te shqiptareve drejt NATO-s drejt BE, drejt nje te ardhme te shkelqyer”, u shpreh Berisha.
Demokratet e festojne ne te njejten dite Pavaresine dhe Clirimin e Atdheut, ndersa te majtet kremtojne sot Diten e Pavaresise dhe neser ate te Clirimit.
Top Channel