Angjeli: Buxheti 2010, kopje e korigjuar e te vjetrit

28/11/2009 16:15

Buxheti i ri per vitin 2010, i miratuar diten e enjte nga parlamenti dhe per te cilin qeveria pretendon se eshte projekti me i mire i bere ndonjehere, cilesohet nga ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli thjesht nje korigjim i buxhetit te vitit te ketij viti.

Sipas tij ne buxhetin e ri duhet te ishin parashikuar me shume fonde per disa nga sektoret qe pikerisht qeveria i ka quajtur prioritare, sic jane shendetesia dhe arsimi.

“Duhet te ishte bere me shume per financimin e institucioneve te pavarura, per vazhdimin dhe thellimin e reformave ne shendetesi dhe arsim, sidomos ne arsimin e larte tani qe pritet te kete ndryshime ne menyren e financimit dhe te politikave fiskale per ta nxitur me tej zhvillimin e arsimit publik dhe jo publik”, u shpreh Angjeli.

Persa i perket asaj qe perben dhe risine e buxhetit te ketij viti, fondi per zhvillimin rajonal, Angjeli shfaqet skeptik.

“Nje perpjekje, nje tentative per te sjelle nje gje te re qe ka te beje me fondin e zhvillimit rajonal, duhet pare se si dhe sa do realizohet konkretisht gjate vitit 2010”, u shpreh Angjeli.

Sipas tij, hartimi i buxheti te vitit te ardhshem duhet te ishe hartuar duke marre parasysh edhe ndodhite e vitit 2009 dhe pasojat qe kriza i solli ekonomise sone.  

 

Top Channel