Topi: Pa komunikim civil, nuk ka te ardhme

27/11/2009 12:00

Presidenti i vendit Bamir Topi deklaron se pa komunikim civil nuk mund te ndertohet e ardhmja.

Ne nje prononcim per gazetaret pas urimit te krereve te komunitetit mysliman, me rastin e dites se Kurban Bajramit, kreu i shtetit uroi edhe te gjithe shqiptaret per kete dite te madhe.

“Eshte nje dite ku njerezit duhet te frymezohen per rritjen e begatise se shpirtit kundrejt varferise shpirterore”, u shpreh Topi.

Presidenti kerkoi qe ne kete dite te mos flitej per tema politike, pasi duhet krijuar nje balance mes politikes dhe sferave te tjera te jetes.

Mesazh besimtareve myslimane

Presidenti i Republikes, Bamir Topi uroi besimtaret myslimane me ane te nje mesazhi.

Kreu i shtetit shkruan se kjo dite e shenuar e kalendarit islamik frymezon tek secili besimtar mysliman ndjenjen e perulesise ndaj te Plotfuqishmit, shprehjen e forces se besimit dhe te sherbeses se larte ndaj tij dhe çlirimin e shpirtit dhe te mendjes nga rendesat e veshtiresive te jetes se perditshme dhe te padrejtesise njerezore.

Ne kete dite te shenjte e te rendesishme per paqen, riperteritjen dhe begatine tuaj shpirterore, ne kete dite te madherishme te shprehjes se besimit dhe te sakrifices, por dhe te nje çasti kremtimi per te gjithe ju besimtare myslimane shqiptare kudo ndodheni, deshiroj t’ju shpreh urimet e mia me te mira dhe perzemerta. Gezuar Festen e Kurban Bajramit! Lumturi, harmoni, begati, miresi e dashuri paçi gjithnje ne familjet tuaja! Zoti e bekofte Shqiperine! Gezuar Kurban Bajramin”! me keto fjale perfundon mesazhin e tij kreu i shtetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta