SHBA-Rusi, marreveshja drejt deshtimit

27/11/2009 14:50

Traktati i ri mbi carmatimin berthamor mes Rusise dhe Shteteve te Bashkuara, ka shume mundesi qe te mos firmoset brenda 5 dhjetorit te ardhshem.

Data ne fjale eshte data e skadimit te marreveshjes “Start 1”, si afati i caktuar nga Moska dhe Uashingtoni per mbylljen e marreveshjes.

Lajmin e ben te ditur agjencia ruse “Interfax”, qe i referohet nje burimi zyrtar prane qeverise se Moskes, i cili ka preferuar te mbetet anonim.

Ne samitin e korrikut te kaluar presidenti rus dhe ai amerikan shprehen angazhimin e tyre qe Traktati i ri mbi kufizimin e armeve berthamore te arrihet brenda 5 dhjetorit.

Top Channel