Rama feston Kurban Bajramin me myslimanet ne nevoje

27/11/2009 15:55

Kreu i bashkise Edi Rama e ka festuar diten e Kurban Bajramit, sebashku  me dhjetera besimtare myslimane ne nevoje. 

Rama i ka uruar te gjithe besimtaret ne kete dite, nga sheshi i “Partizanit te Panjohur”, ku bashkia ka shtruar nje dreke per rreth 200 myslimane ne nevoje.

“Keto jane dite per paqen mes te gjitheve ne dhe solidaritetin tone si njerez duke ushqyer edhe me shume ne kete dite kete besim, me bindjen e palekundur qe sjell besimi te drejtesia”, u shpreh Rama.

Dreka e Kurban Bajramit eshte shoqeruar edhe me tingujt dhe valet popullore te ansamblit te Tiranes.

Top Channel