Program edukativ per te miturit e denuar

27/11/2009 09:00

Nje program edukativ per te miturit do te nise zbatimin brenda pak kohesh. Qellimi i projektit eshte zhvillimi i nje aktiviteti edukativ dhe gjitheperfshires nepermjet ndertimit te aftesive per punesimin e te miturve te denuar.

Projekti do te realizohet permes adresimit te aftesive arsimore dhe argetuese te te miturve, me qellim qe t’u ofroje atyre shprehi praktike per te rritur perspektiven e punesimit pas lirimit te tyre.

Per permbushjen e ketij qellimi, Qendra Shqiptare per te Drejtat e Njeriut, po realizon nje cikel aktivitetesh me te miturit qe vuajne denimin ne kete burg.

Ne kuader te takimeve mbi edukimin qytetar, QSHDNJ zhvilloi nje seance diskutimi te titulluar “Te drejtat dhe pergjegjesite tona”.

Ky aktivitet kishte si qellim qe permes ushtrimeve individuale dhe ne grup, te ofroje njohuri dhe informacion per te rinjte, shkeles te ligjit, mbi te drejtat dhe pergjegjesite qe ka secili nga ne.

Ky aktivitet qe u realizua ne mjediset e bibliotekes se Burgut te Kavajes, me ane te kombinimit te metodave teorike dhe praktike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta