
Nje loje femijesh ka rrezikuar jeten e nje vajze 7-vjeçare dhe djegien e nje banese.
Ngjarja eshte shenuar ne lagjen “Çlirim” te qytetit te Lushnjes, ne banesen e Selman Banos.
Ka qene ora 09:00 e se shtunes, kur ne banese ka qene vetem mbesa e tij 7-vjeçare, dhe bashkeshortja, Bezo Bano, e cila ka qene duke bere punet e shtepise.
Sipas deshmise se kesaj te fundit mesohet se vajza, duke perfituar nga mungesa e vemendjes se gjyshes, ka nisur te luaje me nje çakmak, te cilin e kishte marre nga kuzhina.
Flaka e ndezesit i ka djegur fillimisht gishtin dhe me pas gjithe pellemben.
E frikesuar ajo ka lene çakmakun mbi divanin ku ishte ulur.
Kaq ka mjaftuar qe flaka e çakmakut te perfshije mbulesen e divanit.
Fatmiresisht nderhyrja ne kohe e gjyshes, ka bere qe zjarri te shuhet brenda pak minutash, pa mundur te perhapet ne pjesen tjeter te baneses.
Vajza eshte derguar ne spitalin e qytetit ku pasi ka marre ndihme mjekesore eshte kthyer ne shtepi.
Top Channel