Kushtetuesja-Kuvendit: Pezullo paktin me Greqine

27/11/2009 08:15

Gjykata Kushtetuese merr nje  tjeter vendim qe rrezon nje nisme te rendesishme te qeverise shqiptare.

Vetem 24 ore pas rrezimit te ligjit te makinave, ne mbledhjen e djeshme, institucioni qe interpreton ligjin themeltar te shtetit ka vendosur qe marreveshja e kufirit detar me Greqine duhet te hiqet nga rendi i dites se Kuvendit dhe te pezullohet ratifikimi.

Pasi ka shqyrtuar ankesen e PS, PSD, PDS, partise “Ligj dhe Drejtesi” dhe G99 Kushtetuesja çmon se, bazuar ne nenin 31 te ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, ekziston shkaku dhe baza ligjore per shqyrtim gjyqesor te kerkeses vetem sa i takon subjektit kerkues Partia Socialiste e Shqiperise.

Ne perfundim te shqyrtimit te çeshtjes, Mbledhja e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, ne baze te nenit 31 dhe 52/3 te ligjit nr.8577, date 10.02.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise”, me shumice votash, vendosi:

Kalimin e çeshtjes per shqyrtim ne seance plenare me subjekt kerkues Partia Socialiste e Shqiperise, rrezimin e kerkeses per subjektet e tjera kerkuese, pezullimin e procedurave te ratifikimit te marreveshjes nga Kuvendi deri ne shpalljen e vendimit perfundimtar. Seanca plenare do te zhvillohet me date 8 dhjetor 2009, ora 10.00.

Top Channel