Kurban Bajrami, besimtaret kryejne ritet

27/11/2009 15:00

Besimtaret myslimane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe ne gjithe viset ku jetojne mesimtaret shqiptare perkujtuan mengjesin e sotem ceremonine e dites se Kurban Bajramit.

Ne sheshin “Skenderbej” para xhamise Et’hem Beu jane mbledhur me mijera besimtare te cilen nen drejtimin e udheheqesve fetare dhe te komunitetit mysliman shqiptar kryen kete rrit te rendesishem fetar.

Kurban Bajrami personifikon sakrificen e profetit Ibrahim dhe sipas tradites islame, rituali i Kurban Bajramit fillon me faljen ne xhami, vazhdon me prerjen e Kurbanit dhe mbaron me vizitat ne te aferm, fqinj, shoke e miq.

Festa e Kurban Bajramit eshte simbol i sakrifices, i flijimit, i triumfit te se mires mbi te keqen; eshte obligimi fetar qe t’ia shtrijme doren e ndihmes atyre qe kane nevoje.

Top Channel