Kukes, punetoret e “rruges se kombit” pa rroga

27/11/2009 08:45

Kompanite qe po punojne per ndertimin e rruges Durres-Kukes, po perballen me veshtiresi te medha financiare, aq sa disa syresh nuk arrijne te paguajne prej muajsh punetoret.

Nga burime konfidenciale mesohet se te pakten ne kantieret e aksit Kukes-Morine, nje numer punonjesish nuk paguhen prej me shume se tre muajsh, nderkohe qe mungesa e parave po ndikon edhe ne cilesine e punes.

Vonesa e mbulimit te investimeve publike me buxhet aktiv nuk eshte nje dukuri e re, madje as dukuri per sektore te veçante.

Eshte pothuajse nje dukuri shqiptare e tranzicionit, qe per fat te keq po demton dukshem investimet ne infrastrukturen rrugore, siç eshte rasti i rrugeve kombetare ne rajonin e Kukesit.

Tre vjet me pare, kur nisi te pervijohet autostrada e sotme, per segmentet nga Kukesi ne Morin, per shume kohe kompanite kane punuar me buxhetet e tyre.

Te pakten ky eshte nje problem qe ne ate kohe u be pengese per ecurine e germimeve. Kjo ndoshta ka qene edhe nje nga shkaqet pse kompania e njohur “Kastrati”, pas dy vjetesh qendrimi ne zone, terhoqi nje pjese te makinerive drejt investimeve te tjera.

Top Channel