Itali, aksident rrugor, vdesin tre shqiptare

27/11/2009 16:55

Aksident i rende rrugor ne Itali, me pasoje vdekjen e tre emigranteve shqiptare.

Ngjarja ndodhi ne Perugia, kur automjeti tip Alfa 147 doli jashte rruge duke perfunduar ne kanal.

Te vdekur ne vend mbeten 22-vjecari Agustin Pjetri dhe 18-vjecari Marjol Koni, i cili drejtonte makinen, ndersa ne spital nderroi jete edhe 44-vjecari Sadik Kurti.

Alarmi per aksidentin u dha nga te tjere shqiptare, te cilet po kerkonin miqte e tyre.

Aksidenti nuk ka patur deshmitare okulare, nderkohe qe ne momentin e daljes nga rruga, asfalti ka qene i thate.

Megjithate kane nisur hetimet per te zbardhur rrethanat e ngjarjes se rende.

Top Channel