INSTAT: Kostot ne ndertim jane ulur

27/11/2009 08:50

Kriza duket se ka favorizuar disi sektorin e ndertimit, i cili po punon me kosto me te ulet se nje vit me pare.

Konstatimin e jep INSTAT-i, qe ne raportin e publikuar dje thekson se gjate periudhes korrik-shtator 2009, kostoja ne ndertim eshte ulur me 0.1 per qind kundrejt periudhes prill-qershor.

Krahasuar me nje vit me pare, ndertuesit po punojne me nje kosto rreth 0.4 per qind me te ulet. Konkretisht, çmimet ne grupit “Shpenzime direkte” jane ulur me 0.1 per qind kundrejt tremujorit te meparshem, kurse kostoja te materialet ka rene me 0.2 per qind.

Gjate kesaj periudhe, çmimet e materialeve te ndertimit jane ulur me 0.2 per qind, ndersa çmimet e materialeve elektrike dhe hidrosanitare jane rritur perkatesisht 0.4 dhe 0.3 perqind.

Rritje çmimi kane pasur edhe “Shpenzime page” e “Shpenzime makinerie”, perkatesisht 0.2 dhe 0.3 per qind.  

Top Channel