
Gazetare dhe analiste te medias shqiptare jane shprehur me tone shume te forta kritike ndaj shperthimit te mbremshem te kryeministrit Berisha.
Per ta, fjalimi ishte nje evokim i gjuhes se perdorur nga kryeministri ne vitin 1996 duke bere qe shume shqiptare te skuqen nga turpi dhe fjalori i politikaneve te tyre.
Skender Minxhozi shprehet se nuk eshte kjo gjuha, roli dhe logjika e nje demokracie sadopak normale te vitit 2009.
“Ky akt zhben punen e deritanishme dhe rikthen vendin vite prape. Pas asaj qe degjuam i bie qe realisht Berisha te mos kete te beje me Ramen dhe te mos pranoje te shkruaje rregulla te tjera loje”, u shpreh Minxhozi.
Gazetari Alfred Peza eshte shprehur shume kritik ndaj fjalorit te kryeministrit, duke e cilesuar ate teresisht te pavend.
Analisti Artan Lame shprehet se deklarata te tilla te kryeministrit i largojne njerezit nga gjerat normale dhe i fut ata ne llogoret partiake.
Top Channel