Debati per truallin, Olldashi padit Ramen

27/11/2009 16:30

Ministria e Transportit ka bere kallezim penal per kryebashkiakun Edi Rama, per shitjen e 1300 ha truall shteteror  tek parku “Rinia” per shoqerine Taiwan.

Kete lajm e beri te ditur Ministri i Transportit dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi, i cili e akuzoi Ramen per shperdorim te detyres ne kurriz te shtetit dhe qytetareve.

“Sot Ministria ka depozituar prane Prokurorise se Tiranes nje kallezim penal. Kryetari i Bashkise me dijeni te plote ka ndjekur nje praktike te kundraligjshme per shitjen e nje prone”, u shpreh Rama.

I pyetur per akuzat e ndertuesve drejtuar qeverise per mos kryerje te pagesave ndaj shoqerive qe kane ndertuar rruge, Olldashi tha qe eshte nje proces te cilin qeveria po e zgjidh.

“Jo me larg se kater apo pese dite me pare jane akorduar 2 miliarde leke te reja per firmat e ndertimit dhe do te vazhdojme te paguajme te gjitha financimert per punimet e kryera ne rruge”, u shpreh Rama.

Olldashi tha se procedurat e levrimit te fondeve kane nisur rreth nje jave me pare, por shoqerite e ndertimit jo me larg se dje e akuzuan qeverine se i detyrohet atyre 70 mije euro, per rruge te ndertuara kryesisht gjate fushates elektorale.

Sipas tyre keto borxhe i kane futur kompanite ne veshtiresi te medha financiare.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta