
Tajger Uds, kampioni i Botes ne sportin e golfit dhe njekohesisht sportisti me i paguar ne bote, ka mbetur i plagosur ne nje aksident rrugor ne Florida.
33 vjecari pasi ka dale nga rezidenca e tij me oren lokale 2:30 te mengjesit, eshte perplasur ne fillim me nje hidrant qe sherben per furnizimin me uje te zjarrfikeseve ne rast emergjence dhe me pas me nje peme prane rruges.
Kampioni i botes ne golf eshte derguar menjehere ne spital dhe burimet e para treguan se ai ishte ne gjendje te veshtire.
Policia arriti menjehere ne vendngjarje dhe pas ekzaminimeve te para vendosi qe shkaku i aksidentit nuk ishte alkoli. Fatmiresisht nuk behet fjale per demtime te renda, pasi kampioni i botes pas disa oresh ka lene spitalin per t’u rikthyer ne shtepi.
Sipas CNN, 33 vjecari eshte kuruar per disa demtime ne fytyre, te cilet kane ardhur si pasoje e mosaktivizimit te eirbegeve te makines tip Kadillak.
Top Channel