Vlore, banoret e Radhimes, pa uje
26/11/2009 12:55
Banoret e fshatit Rradhime ne Vlore prej dy muajsh vuajne mungesen e ujit te pijshem.
Kjo zone e cila eshte edhe zone turistike nuk furnizohet me uje dhe banoret e zones thone duhet te shkojne ne Orikum per te blere ujin e pijshem por edhe per perdorim shtepiak.
Shkak i kesaj situate eshte demtimi i tubacioneve te rrjetit ujesjelles. Banoret e zones kane kerkuar zgjidhjen e problemit por askush nuk po ben riparimet.
Prej dy muajsh ne bashkine e Orikumit thuhet se do te behet zevendesimi i pompave qe jane me defekt por nje proces i tille ende nuk ka ndodhur.
Top Channel