
Koalicioni opozitar qe pak dite me pare drejtoi protesten tre ditore ne Tirane, me kerkesen themelore per hapjen e kutive te votimit te 28 qershorit hedh nje hap te ri politik. (UPDATE)
Pas nje takimi ne nje nga ambientet luksoze ne kryeqytet, drejtuesit bien dakort per per te vijuar protestat ne te gjithe vendin, nese ne kete periudhe te ndermjetme reflektimi 10 ditore, per kryeministrin sic thane ata, maxhoranca nuk hap kutite e votimit.
“Jemi te gjithe ne nje mendje qe ne emer te te gjithe atij populli te madh opozitar qe perfaqesojme te refuzojme me perbuzje jo vetem gjuhen vulgare dhe agresive te perdorur nga Berisha dhe lakejt e tij keto dite, po njekohesisht edhe te gjitha insinuatat e turpshme qe kerkojne te njollosin kete levizje te madhe”, u shpreh Rama.
Nderkohe Spartak Ngjela theksoi se ne rast se ne fund te afatit nuk eshte marre vendim per te hapur kutite, atehere do te ndermarret protesta me e madhe masive, sepse indirekt kryeministri ka provuar se ka manipuluar zgjedhjet.
Ndersa Skender Gjinushi i PSD-se tha se gjuha e kercenimit, e perdorur nga kryeministri keto dite nuk do te ndale asnje aksion te opozites.
“Edhe ne vitet 89-90, diktatura nuk fliste ne kete gjuhe qe perdor Berisha sot, i cili asokohe fshihej pas nesh dhe dridhej nga protestat. Gjuha e forces eshte gjuha e deshtimit”, u shpreh Gjinushi.
Drejtuesit e partive opozitare denuan gjithashtu dhe gjuhen e perdorur keto dite nga drejtues te maxhorances dhe kryesisht nga kryeministri, duke e cilesuar ate si gjuhe ne kushtet e frikes.
Top Channel