Shkonin per mort, aksidentohen gjyqtaret

26/11/2009 09:25

Fisit Mucmata per pak i eshte  renduar me tej tragjedia pas vdekjes se 38-vjecarit ne  uren e autostrades.

Ne oret e para te dites se marte, ne mbikalimit e tunelit Thirre-Kalimash, ne rrugen e improvizuar nga Qafa e Kumbulles, bashkeshortet Ismen dhe Harjie Mucmata, gjykates, jane aksidentuar me makine ndersa udhetonin per te marre pjese ne ceremonine mortore te te afermit te tyre.

Ata udhetonin me nje mjet te tyre tip “Benz” dhe kane dale nga rruga 2 km larg Thirres per shkak te terrenit me lageshtire.

Mesohet se gruaja ka marre demtime te renda ne trup, si thyerje krahu dhe fraktura ne koke, ndersa bashkeshorti i saj ka marre demtime te lehta ne koke.

Ata jane derguar per ne spitalin rajonal te Kukesit, ku kane marre ndihmen e nevojshme mjekesore dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Top Channel