
Deputete te mazhorances dhe perfaqesues te shoqerise civile kane zhvilluar nje seance te vecante ne kuvend per t’i thene stop dhunes.
Kryetarja e parlamentit kerkoi zbatimin e ligjit per ndalimin e dhunes ndaj grave, duke sulmuar edhe rivalet politike te opozites.
“Imagjinoni nje burre qe dhunon njerezit e afert, e qe eshte ne krye te nje bashkie, te nje partie. Ai qe dhunon kedo, enderron te dhunoje edhe ne pushtet”, u shpreh Topalli.
Duke folur ne kete aktivitet, deputetet e Rajmonda Bulku dhe Albana Vokshi kane preferuar te perqendrohen edhe ato tek opozita, duke i kerkuar kthimin ne kuvend.
Numri i grave qe denoncojne dhunen eshte rritur dhe kjo seance iu dedikua ketyre grave qe paten kurajo te denoncojne dhunen brenda mureve te shtepise tyre.
Top Channel