Rrethrotullimi i rrezikshem

26/11/2009 09:40

Mungesa e sinjalistikes, per shkak te mosvendosjes, demtimit apo vjedhjes ka bere qe rrethrotullimet ne superstradat Rrogozhine-Lushnje dhe Lushnje-Fier te kthehet ne kurthe per drejtuesit e mjeteve.

Aksidentet me te shumta me pasoja te renda ndodhi kryesisht gjate nates.

Cdo drejtues mjeti qe vjen ne kete zone rrezikon perplasjen me bordurat, daljen nga rruga apo perplasjen me mjetet e tjera qe vijne ne drejtim te kundert.

Ne keto rrethrotullime pothuajse gjate gjithe kohes mungon ndricimi i detyruar apo sinjalistika fosforeshente qe do te kishte parandaluar me dhjetra raste tragjike me pasoja deri ne vdekje.

Pothuajse cdo jave ketu regjistrohen aksidente nje pjese e madhe e te cileve perfundojne me vdekje.

Disa here jane bere nderhyrje me vendosjen e disa blloqe betoni apo pengesa, por zgjidhja e vetme eshte ndricimi i kesaj zone te rrezikshme ne menyre qe te shmangen aksidentet.

Me i fundit ndodhi pak dite me pare kur dy persona babe e bir u plagosen rende per shkak se mjeti me te cilin udhetonin doli nga rruga ne kete vend.

Top Channel