Rama: Berisha, i cekuilibruar menderisht

26/11/2009 21:45

Kryetari i PS, Edi Rama iu eshte pergjigjur para pak castesh deklaratave te bera ndaj tij dhe jetes se tij private nga kryeministri Berisha, duke i cilesuar ato si deklarata te bera nga nje njeri i cekuilibruar menderisht.

Ne nje deklarate per shtyp, Rama ka rikonfirmuar qendrimin e opozites per votat e vjedhura dhe ka paralajmeruar kreun e qeverise se me deklaratat e tij nuk tremb askend.

“Ndaj me ju shqetesimin per ekuilibrin e rende mendor qe ka kreu i qeverise. Demokracia eshte ne rrezik, shteti i se drejtes ka rene, ekonomia eshte dobesuar dhe ne jetojme me nje njeri qe mashtron. Kohen qe ne i dhame per reflektim, Berisha e ktheu ne kohe per terbim”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, Berisha i ka bere akuzat ndaj tij dhe familjes se tij per shkak te deshtimit te qeverisjes dhe perfshirjes se familjes se vete biologjike ne afera te paligjshme.

“Nuk do te beja replike me njeriun qe ka dale nga kontrolli, sikur ajo fryme shtazarake te lidhej vetem me mua dhe familjen time, te cilen Berisha e therret sa here qe gjerat i dalin nga kontrolli. Berisha nuk i iken dot perfshirjes se familjes se tij ne perfitime te paligjshme duke sulmuar babain tim, duke pergojuar mamane e djalit tim. Berisha nuk e justifikon dot rrenimin e ekonomise tek familjet shqiptare”, ka theksuar Rama.

Kreu i PS ka theksuar se partia e tij do te vazhdoje te kembengule per hapjen e kutive, te cilat sipas tij kryeministri i ruan nga frika e perballjes me realitetin.

“Kerkesa per hapjen e kutive ishte nje vullnet i madh popullor, por Berisha ka humbur fillin e arsyes dhe eshte turrur ne sulm. Berisha ka grabitur zgjedhjet dhe sot kjo eshte me e qarte se dje. Berisha eshte bere pengu i atyre kutive. I mban ato te lidhura forcerisht dhe ka frike se dikush mos ia rremben. Ai drejton gishtin nga opozita, duke shpifur permes altoparlantit dhe mediat e tij, por e ka te kote”, ka nenvizuar Rama.

Ne fund te deklarates, shefi i socialisteve i dha Berishes mesazhin e tij se, je nje i humbur qe ke marre fund.

“Une nuk ulem dot ne nivelin e ketij njeriu, por eshte e sigurte si dielli, se i kthyer ne nje dordolec qe nuk e marrin as fshataret per te trembur zogjte, Berisha nuk frikeson dot askend. Jo me popullin e opozites, qe do t’ia kerkoje deri ne fund llogarine e zgjedhjeve te 28 qershorit. Berisha eshte nje i humbur qe ka humbur mendjen”, ka shtuar Rama.

Top Channel