Ndoka: PD fsheh financimet

26/11/2009 19:40

Nard Ndoka thote se financimet e partive publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk jane reale. Ai lidh emra konkrete artistesh me pagesa te larta te derdhura sipas tij nga Partia Demokratike.

“Padiskutim qe ka nje fshehje, ku vetem Ciljeta me hieret e saj ne ate fushate ka marre 300 mije euro, po aq edhe Elita 5. Vetem nje miting i organizuar nga PD me firmen ka kushtuar rreth 200 mije euro. Imagjino, vetem nje takim elektoral i PD-se eshte ajo shume e raportuar ne KQZ”, ka deklaruar Ndoka.

Duke iu referuar listes se donatoreve te Partise Demokratike, zoti Ndoka akzuzon PD se u ka marre para kandidateve te saj.

“Kjo tregon qe keto parti jane te korruptuara ne embrion, pra qe ne financimet e tyre politike dhe pa asnje lloj garancie per qeverisjen. Vetem me spotet televizive mund te shikohen fare mire manipulimet qe keto kane bere”, ka pohuar Ndoka.

Partia Demokristiane ben pjese ne fakt ne listen e partive qe mund te gjobiten nga KQZ per mosrespektim te dokumentacionit.

Sipas zotit Ndoka, shkeljet e pikasura jane mungesat e faturave tatimore me TVSH gjate blerjes se karburantit ne pompat e benzines, apo blerjes se gazetave ne kioska. Ne te dyja rastet, tregtaret e ketyre mallrave nuk mund te nxjerrin fatura me TVSH.

“Pra, kjo eshte nje mungese e funskionimit te shtetit dhe jo e rregullave te Partise Demokristiane”, ka shtuar Ndoka.

Ne te vertete, KQZ ende nuk ka marre vendim per gjobat. Seanca eshte shtyre ne fillim te dhjetorit, pikerisht per te degjuar edhe pretendimet e partive qe preken nga gjoba.

Top Channel