Ndertuesit: Qeveria, 70 milione euro borxh

26/11/2009 15:00

Ndertuesit denoncojne publikisht qeverine se nuk i ka paguar per rruget qe ndertuan ne fushaten elektorale.
 

“Institucionet kane nje detyrim te kontraktuar te papaguar qe arrin mbi 70 milione euro. Jane projekte te medha te ndertuara me shpejtesi kete vit gjate fushates elektorale”, u shpreh Maksim Muci, drejtor ekzekutiv i Shoqates se Ndertuesve.

Shoqata thote se borxhet e qeverise po i zhysin ne nje situate te rende financiare, dhe disa prej shoqerive rrezikojne falimentimin.

“Keto shoqeri po falimentojne ne kushtet kur kane marre nje kredi me interes te larte per te perballuar ritmin e karte te punes se kerkuar. Eshte krijuar nje zinxhir detyrimesh te pashlyera qe con ne demtimin e ambientit”, u shpreh Muci.

Qeveria realizoi kete vit vellimin me te madh te investimeve publike rreth 100.5 miliarde leke, kryesisht te perqendruara ne gjysmen e pare te vitit, gjate periudhes se fushates elektorale, ne nje kohe kur te ardhurat qe ka mbledhura nga taksat jane mbi 250 milione dollare me pak se plani.

Top Channel