Lushnje, reparti i patologjise kthehet ne germadhe

26/11/2009 12:40

Reparti i patologjise ne spitalin e qytetit te Lushnjes eshte kthyer ne nje germadhe te harruar. Ambientet e brendshme te ketij reparti jane tejet te amortizuara.

Prej 10 vjetesh nuk eshte kryer asnje investim ne kete godine ku trajton me dhjetra te semure cdo dite.

Nderkohe mungesa e gjakut per talasemiket qe trajtohen ne Lushnje vazhdon te jete alarmante.

Drejtuesit e bankes se gjakut kane bere thirrje per dhurim vullnetar ne menyre qe te trajtohen disa qindra femije qe marrin mjekim per shkak te problemeve me talasemine.

Kesaj thirrje i eshte pergjigjur komuna e Krutjes e cila ka qene e gatshme te dhuroj gjak.

Rreth 20 persona pjese e administrates te kesaj komune kane dhuruar nje sasi te konsiderueshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta