Lezhe, plagoset ne mes te qytetit polici
26/11/2009 19:20
Nje oficer policie qe sherben ne sektorin e qarkullimit rrugor ne Kurbin, eshte qelluar ne qender te Lezhes pas nje konflikti te dyshuar per motive pronesie.
Nenkomisar Krenar Molla, me detyre te meparshme officer krimesh, eshte qelluar ne bulevardin e Lezhes, pak metra larg shtepise se tij. Ai ka marre dy plumba ne trup, nderkohe qe policia ka identifikuar autorin.
Jo zyrtarisht, policia tha per Top Channel se babai i Krenar Molles kishte patur ne mengjes nje konflikt me autorin. Shkak ka qene nje mosmarreveshje prone mes te dyja paleve.
Autori i ka dale ne rruge oficerit te policise dhe pasi jane grindur e ka qelluar ate nga nje distance e afert me dy plumba.
Top Channel