
Kriza politike ne Shqiperi ndan ne dysh edhe Parlamentin Europian. Tentativa e socialisteve europiane per ndryshime ne rezoluten e Parlamentit mbi situaten politike ne Shqiperi eshte rrezuar nga shumica e djathte.
Pas debatit te mbremshem ne Strasburg, eurodeputeti bullgar Kristian Vigenin ka depozituar amendamentin e tij qe riformulonte ate te propozuar me pare nga eurodeputetja e djathte Doris Pack.
Ne minuten e fundit, socialistet europiane kane kerkuar qe rezoluta e Parlamentit te theksonte me qarte angazhimin e klases politike per gjetje kompromisi per te bere te mundur perfshirjen e opozites ne Parlament.
“PE i ben thirrje te gjithe lidereve politike per te siguruar qe dialogu konstruktiv politik te ruhet, ne menyre qe te mbeshtetet axhenda europiane per reforma. PE perserit se debati demokratik duhet te zhvillohet brenda Parlamentit. Ne kete drejtim i behet apel qeverise dhe opozites per te gjetur nje zgjidhje per ngercin aktual politik dhe t’i jepet fund bojkotit te opozites ne Parlament”, thuhej ne propozimin e Vigenin.
Ky amendament u rrezua sot gjate votimit ne seance plenare. Shumica parlamentare mbeshteti amendamentin e Doris Pack, i cili i kerkon opozites te mos bojkotoje Parlamentin, si dhe i ben thirrje maxhorances qeverisese dhe socialisteve te gjejne gjuhen e perbashket per te vijuar ne Kuvend debatin per zgjedhjet e fundit parlamentare.
Diskutimi mbi Strategjine e Zgjerimit nisi ne Komitetin e Jashtem Europarlamentar me 5 nentor. Nga kjo date, eurodeputetet mund te propozonin amendamente per rezoluten perfundimtare te Parlamentit.
Si Doris Pack, ashtu dhe Kristian Vigenin deklaruan ne fillim te muajit se do te propozonin perfshirjen e situates politike ne Shqiperi.
Pas takimit me ministrin e Jashtem Ilir Meta, eurodeputetja Pack ka propozuar amendamentin e saj, i cili eshte pranuar me ndryshimet e bera nga kryetari i Komitetit, Gabriele Albertini. Burime konfidenciale treguan per TCH se nje perfaqesi e socialisteve shqiptare, e kryesuar nga Taulant Balla, ka ndjekur nga afer zhvillimet e seances plenare ne Strasburg.
Por, amendamenti i socialistit Vigenin u sugjerua ne minuten e fundit, ndaj per rrjedhoje iu nenshtrua forces se kartonave nga e djathta europiane.
Top Channel