Itali, arrestohet banda e droges ne Padova

26/11/2009 08:15

Eshte dashur me shume se nje vit hetimesh per te arrestuar nje bande shperndaresish, shumica e te cileve gra, qe vepronin mes Padoves, Romes, Frosinones, Venecias, Sienes dhe Lodit.

Skuadra e karabiniereve te Padoves ka kryer dhjetra arrestime te anetareve te skuadres qe e sillte drogen, kryesisht heroine, nga Shqiperia.

Sipas hetuesve, grate e bandes nuk kufizoheshin vetem me mirembajtje dhe transport droge, por merreshin edhe me shperndarje te dozave duke shfrytezuar kontaktet dhe lidhjet me kreret e organizates.

Top Channel