Infermieri, keshilli i ministrave miraton masterat

26/11/2009 08:45

Keshilli i ministrave miratoi dje hapjen ne Fakultetin e Infermierise, te Universitetit te Tiranes, te programit te studimit “Master i nivelit te pare” , ne “Fizioterapi”, ne perfundim te te cilit leshohet diplome “Master i nivelit te pare.

Programi i studimit realizohet me 60 kredite dhe kohezgjatja normale e tij eshte nje vit akademik.

Ky program studimi ta filloje veprimtarine mesimore ne vitin akademik 2009-2010.

Kuota e pranimeve ne kete program, per vitin akademik 2009-2010, te jete 30.

Tarifa vjetore e shkollimit, per studentet, qe do te regjistrohen ne kete program studimi, me kohe te plote, ne vitin akademik 2009-2010, te jete 60 000 (gjashtedhjete mije) leke.

Top Channel