
Ashpersimi i konfliktit qeveri-bashki ka nxjerre ne rruge edhe punonjesit e bashkise. 2633 punonjes te bashkise se Tiranes dhe ndermarrjeve te saj kane protestuar ndaj presionit qe sipas tyre iu ben pushteti qendror.
Per rreth nje ore ata kane nderprere punen per te sensibilizuar opinionin per presionin ne te cilin punojne qe pas ashpersimit te konfliktit te bashkise me qeverine.
“Ne jemi ata qe pastrojme cdo dite Tiranen, kujdesemi per kopshtet e shkollat, jemi ata qe kujdesen per femijet dhe jemi ata qe punojme dhe mirembajme”, ka deklaruar Viola Haxhiademi.
Punonjesit e bashkise kerkojne te perjashtohen nga politika si pasoje e te ciles po meperkembet e gjithe puna e tyre ne sherbim te qytetareve.
“Dinjiteti yne eshte cenuar thellesisht dhe durimi yne ka sosur. Me ndjenjen e larte te dinjitetit tone ne kerkojme ndaljen e agresionit te patolerueshem verbal”, ka shtuar Haxhiademi.
Top Channel